Teknologjia si armë paqësore e Ukrainës kundër pushtimit Rus

Nga streha nëntokësore në një vend sekret në Kiev, ministri më i ri kabinetit qeverisës të Ukrainës i ka shpallur luftë dixhitale Rusisë.

Duke përdorur armën e tij të preferuar, median sociale, Mykhailo Fedorov ju ka bërë thirrje ekzekutivëve të kompanive më të mëdha në botë të shkëpusin lidhjet me Moskën.

Gjithashtu ka ndërmarrë një iniciativë për krijimin e ushtrisë IT të Ukrainës për të lançuar sulme kibernetike ndaj armikut.

Vetëm 31 vjeç, Fedorov ka formësuar rolin e qeverisë me stilin e tij të jetesës, ai jeton përmes dhe në telefonin e tij celular.

Përpara luftës objektivi i tij kryesor ishte krijimi i një shteti në një smartfon ku 100% e shërbimeve qeveritare të ofroheshin online. Tani ai projekt është në pritje ndërsa çdo përpjekje po shkon për luftën dixhitale.

Ai ka shtuar presionin ndaj kompanive shumëkombëshe për të bojkotuar Rusinë.

Apple, Google, Meta, Twitter, YouTube, Microsoft, Sony, Oracle, asnjë gjiganti i teknologjisë nuk i ka shpëtuar letrave nga qeveria e Ukrainës.

Fedorov më pas i publikon letrat e tij në median sociale që bota ti shohë.

Është e vështirë të thuhet nëse kjo ka influencuar sadopak veprimet e kompanive, por shumica e tyre kanë ndryshuar politikat ndaj Rusisë në ditët e fundit ose duke ndaluar shitjen e produkteve si Apple, apo duke ndalur operacionet.

Të Shtunën PayPal u bë kompania e radhës që ndërpreu shërbimet ndjekur nga Samsung dhe Nvidia që ndërprenë çdo bizneset në Rusi.

Një cicërimë nga Fedorov drejt Elon Musk pak pas fillimit të pushtimit solli rezultatet të menjëhershme. Brenda 48 orëve miliarderi i teknologjisë ndryshoi fluturimin e satelitëve në orbitë për të ofruar internet për terminal Starlink në Ukrainë.

Shërbimi është një mbështetje e madhe për qeverinë nëse interneti dhe rrjetet e telekomunikimit shkëputen apo dëmtohen edhe pse Musk ka paralajmëruar se terminalet mund të bëhen shënjestër e raketave Ruse dhe duhen përdorur me kujdes.

Fedorov ka mëse gjysmë milionë ndjekës në Twitter, Facebook, Instagram dhe Telegram rrjete që i përdor për të përhapur mesazhin e tij.

Secila platformë është shumë e rëndësishme për ne në këto momente dhe po shfrytëzojmë çdo mundësi për të tërhequr kompanitë e mëdha të kuptojnë horroret që po kalon Ukraina. Po përpiqemi të sjellim të vërtetën edhe tek Rusë të cilët po protestojnë kundër luftës,” tha Ai në një e-mail për BBC.

Në Twitterin e tij zakonisht flet në gjuhën Ukrainase po që kur lufta ka filluar i është kthyer gjuhës Angleze.

Twitter është bërë një mjet shumë efikas kundër agresionit ushtarak të Rusisë. Është mjeti ynë inteligjent dhe i paqes për të shkatërruar ekonominë Ruse,” tha Ai.

Hulumtuesit e teknologjisë nuk çuditën nga suksesi i Fedorov. Është 31 vjeç, dhe i kupton shumë mirë këtë gjëra.

Përdorim i propagandës në kohë lufte është një taktikë gjerësisht e aplikuar. Por që kur kompanitë e medias sociale kanë hyrë në këtë ekuacion në vitet 2000, ka ndryshuar rezultati i saj dhe njerëzit mund të demaskojnë mesazhet propagandistike me lehtësi.

Ekipi i Fedorov vazhdimisht vjen me ide të reja. Javën e kaluar Kievi njoftoi linçimin e NFT-ve për të financuar ushtrinë.

Nga ana tjetër ai i ka bërë thirrje bursave të kriptomonedhave të ngrijnë llogaritë e qytetarëve Rusë përfshirë CEO të Binance por që janë refuzuar.

Me lançimin e iniciativës “Ushtria IT e Ukrainës”, mijëra hakerë vullnetarë janë bashkuar dhe grupi në Telegram numëron 270 mijë anëtarë.

Teknologjia është përgjigja më e mirë ndaj tankeve,” tha Fedorov për BBC. “Ushtria IT është drejtuar kundër burimeve dixhitale dhe online të Rusisë dhe Bjellorusisë nga biznese, tek banka dhe portale shtetërore. Kemi rrëzuar portalet e shërbimeve publike Ruse, të bursave, uebsajtet e Tass, Kommersant, Fontanka dhe mediave të tjera Ruse.”

Deri tani fushatat e hakimit kanë qenë kryesisht vandalizma të nivelit të ulët por ekipi i Fedorov ka bërë thirrje edhe për sulme ndaj rrjeteve të komunikimit, rrjeteve elektrike dhe të transportit.

Ditën e Premte drejtori i Shërbimit Shtetëror të Komunikimeve Speciale shumë i afërt me Fedorov dhe pjesë e ekipit të tij mbrojti vendimin për të udhëhequr hakerët kundër Rusisë.

Ai mirëprit sulmet e paligjshme të hakerave ndaj Rusisë nga të gjitha grupet përfshirë Anonymous sepse sipas tij rendi botëror ka ndryshuar më 24 Shkurt kur pushtimi filloi.

Fushata hakimi po ndërmerren edhe kundër Ukrainës nga mbështetësit e Rusisë megjithatë divizionet e hakerëve të ushtrisë Ruse deri tani nuk kanë luajtur ndonjë rol madhor në pushtim për arsye që ende janë të paqarta. /PCWorld Albanian

Të fundit

Ishte vetëm 22 vjeç, futbollisti ndërron jetë gjatë seancës stërvitore

Futbollisti kolumbian Andres Balanta ndërroi jetën të martën gjatë...

Këshilli Gjyqësor të hënën do të zgjedhë kryetarin e ri

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut me...