Shpallet e humbur një 34-vjeçare në Orikum, një tjetër shtetas procedohet penalisht

Policia e Orikumit ka bërë me dije se një shtetase është shpallur e humbur nga familjarët e saj. Bëhet fjalë për shtetasen E. H., 34-vjeçe, banues në lagjen “28 Nentori” Vlorë.

Ditën e djeshme shtetasi A. H., 62 vjeç,  banues në lagjen “28 Nentori” Vlorë, ka kallëzuar se në datën 05.03.2022, është larguar nga banesa vajza e tij, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Autoritetet kanë nisur menjëherë veprimtarinë për gjetjen e 34-vjeçares.

Po ashtu, procedohet penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin B. S., 59-vjeç, banues në Radhimë, Orikum.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Orikum pasi konstatuan se kishte ndërtuar në pronën e tij, pa leje nga organet kompetente nisën procedurat për ndjekjen penale të 59-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Ishte vetëm 22 vjeç, futbollisti ndërron jetë gjatë seancës stërvitore

Futbollisti kolumbian Andres Balanta ndërroi jetën të martën gjatë...

Këshilli Gjyqësor të hënën do të zgjedhë kryetarin e ri

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut me...