Mban pastërtinë dhe nuk kushton asgjë: Një truk që do të frymojë gjithmonë freski në banjën tuaj

Banja është një nga hapësirat e shtëpive tona që ka gjithmonë nevojë për freski, por edhe mirëmbajtje të mirë dhe pastrim të rregullt

Shumë amvisa kanë truket e tyre për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tualetit dhe truket më të mira janë gjithmonë ato që janë pothuajse falas dhe më të thjeshtat.

Çfarë duhet të bëni?

Në një shishe plastike duhet të qitni në sasi të njëjta ujë dhe zbutës të rrobave. Shponi një vrimë në kapakun e shishes. Pastaj vendoseni shishen e mbyllur kazanin e ujit të guacës së WC-së.

Në këtë mënyrë tualeti qëndron i freskët sa herë që e shpëlani. Sidoqoftë, disa provuan një hap shtesë, kështu që derdhën zbutës direkt në kazan.

Kompania britanike e pastrimit “Sadie’s Professional Cleaning Services”, u tha klientëve përmes rrjeteve sociale se kjo nuk është diçka e re për ta, dhe se punëtorët e tyre kanë kohë që pastrojnë tualete të tilla.

– Hidhni një filxhan zbutës rrobash në kazan dhe, sa herë që lëshoni ujin, banja juaj do të ketë një valë freskie.

Jo të gjithë e pëlqejnë këtë metodë pastrimi dhe shpëlarjeje, ndaj hidraulikët paralajmërojnë se ndonjëherë mund të jetë më e dëmshme sesa e dobishme, dhe se mund të dëmtojë tubat, por edhe vetë cisternën, pasi nuk është planifikuar t’i shtohet asgjë, ndaj – kujdes.

Të fundit

Sa orë gjumë duhet të bëjnë bebet?

Rekomandimet për orët e nevojshme të gjumit tek fëmijët...