Prodhim të municioneve luftarake dhe dhunë në familje, arrestohet 46 vjeçari

Një 46 vjeçarja rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për prodhim municionesh luftarake dhe dhunë në familje.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Lanabregasi”, është bërë i mundur ndalimi i shtetasit me iniciale R.D. 46 vjeç.

Ky shtetas akuzohet për Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me municion luftarak.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Lanabregasi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i dhunës në familje.

Vihet në pranga një 46-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se një shtetas ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve dhe mbante armë zjarri në banesë, në Lanabregas, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Lanabregasi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– R. D., 46 vjeç, banues në Lanabregas, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve dhe gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një krëhër me municion luftarak. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës dhe gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar punonjësit e policisë për kryerjen e detyrës’, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Tifozja kroate ironizon Brazilin me lëvizjet s*eksi: Bëje kërcimin tënd rrugës për në shtëpi!

Ivana Knoll mund të ketë pasur disa probleme para...

Stresi pranon se e ka tradhtuar ish-partneren, Kejsin: Bëra gabimin fatal

Të hënën (6 dhjetor) ka nisur Big Brother VIP...