Çfarë flitet për Strakoshën?

Tomas Strakosha ka luajtur rregullisht ndeshjet e fundit edhe pse paraqitjet e tij kanë qenë me ulje ngritje.

Edhe pse futet në lojë, përsëri e ardhmja e tij shihet larg Lazios pasi trajneri Sarri do një portier të ri.

Prestigjiozja italiane “Corriere  dello Sport” ka përpiluar një listë me disa nga emrat e preferuar të teknikut për të zëvendësuar Strakoshën. I pari është portieri i Çelsit Kepa Arrizabalaga me të cilin ka punuar dhe më parë.

Tjetri është portieri i PSG-së, Riko. Një emër surprizë është dhe Marko Karneseki, i cili është në pronësi të Atalantës, por po bën paraqitje fantastike me Kremonesen në Serinë B. Golini është një  tjetër alternativë.

Lacio dëshiron të rinovojë me Strakoshën, por duke parë që trajneri nuk e preferon atëherë e ardhmja e shqiptarit shihet larg kryeqytetit.

Të fundit

Ishte vetëm 22 vjeç, futbollisti ndërron jetë gjatë seancës stërvitore

Futbollisti kolumbian Andres Balanta ndërroi jetën të martën gjatë...

Këshilli Gjyqësor të hënën do të zgjedhë kryetarin e ri

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut me...