Shaqiri: Shtetet e Bashkuara janë një partner i rëndësishëm në modernizimin e arsimit në vend

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot ka zhvilluar një takim protokollar me ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Sh.S. Znj. Kate Marie Byrnes, ku u diskutua për aktivitetet aktuale dhe gjendjen e arsimit, thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe planet e ardhshme për zhvillimin e sistemit arsimor nacional.

Ministri Shaqiri e njoftoi ambasadoren Byrnes për ecurinë e proceseve që kanë të bëjnë me procesin e dixhitalizimit të arsimit, si dhe zbatimin e reformave në arsimin fillor, duke falënderuar Qeverinë dhe qytetarët e Shteteve të Bashkuara për ndihmën dhe mbështetjen e tyre në zbatimin e trendeve globale nëpër shkollat ​​e vendit tonë.

Shaqiri theksoi se Shtetet e Bashkuara janë një partner i rëndësishëm në zbatimin e disa projekteve të rëndësishme të realizuara nga MASH me agjencitë qeveritare amerikane, si dhe me Korpusin e Paqes, i cili për më shumë se dy dekada, punon me sukses në projekte që ndihmojnë zhvillimin e komuniteteve në vend.

Ambasadorja amerikane Byrnes theksoi se populli dhe qeveria amerikane janë të gatshëm të thellojnë bashkëpunimin në të gjitha segmentet e zhvillimit të sistemit arsimor në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se mbështetja e cila edhe deri më tani ka qenë në nivel të lartë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Të fundit

Argjentina në presion

Edhe dita e sotme do të rezervojë katër duele...

​“Funerali i mbylljes së degëve”, studentët ‘homazhe’ për zbrazjen e universiteteve në Shqipëri

Qëndresa qytetare dhe studentët kanë vendosur dy pllaka varri...