Studentët e Masterit në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe ankohen se po paguajnë mbi 500 euro për diplomim

Studentët e Masterit në drejtimin Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe janë ankuar lidhur me pagesat e semestrave.

Flamur Foniqi student në këtë drejtim ka thënë se një student i cili dëshiron të marr diplomën duhet të paguaj mbi 500 euro.

“Respekt për Organizatat Studentore që rrijnë n’bërryla dhe mendojnë për mandatin tjetër”, ka thënë Foniqi.

Postimi i plotë:
Çudira nga UP!
Niveli MA në drejtimin Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe është një vjeçar dhe realizohet në dy periudha semestrale.

Pra, studentët kanë paguar 300€ për të përfunduar nivelin në fjalë, pa llogaritur pagesën për secilin provim të mbajtur/të përseritur. Si gjeneratë kemi përfunduar të gjitha ligjeratat dhe provimet.

Prezenca jonë në Fakultetin e Edukimit tani është vetëm për procedura të diplomimit.

Sikur edhe shumë kolegë të tjerë që janë në përgatitje të tezës në nivelin Master, dje kam paguar hiq më pak se 150€ për semester (lexo: semestri 3). Pagesë të cilën e konsiderojmë të padrejtë. Siç duket kjo nuk u ka mjaftuar dhe sot pranuam njoftimin edhe për një pagesë tjetër prej 150€.

Pra për një vit studime që përbëhet nga dy semestra, ne paguajmë katër sosh.

Pra një student që dëshiron të marrë diplomën e Masterit, duhet t’i ketë patjetër mbi 500€(mbledhur këtu procedurat e diplomimit dhe semestrat e shpikur).

Respekt për Organizatat Studentore që rrijnë n’bërryla dhe mendojnë për mandatin tjetër.
Turp!

Të fundit

Argjentina në presion

Edhe dita e sotme do të rezervojë katër duele...

​“Funerali i mbylljes së degëve”, studentët ‘homazhe’ për zbrazjen e universiteteve në Shqipëri

Qëndresa qytetare dhe studentët kanë vendosur dy pllaka varri...