Nuk deklaroi mijëra euro në kufi, procedohet penalisht një shtetas maroken në Rinas

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasin M. B., 47 vjeç, lindur në Marok dhe banues në Belgjikë.

Gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13915 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, u procedua penalisht shtetasi M. B., 47 vjeç, banues në Belgjikë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit

Rod Stewart flet për ndarjen nga jeta të dy vëllezërve të tij

Artsiti Rod Stewart  ka folur për ndarjen nga jeta...

Behgjet Pacolli pronari i ardhshëm i Manchester United?!

Mediumi anglez Football Transfers, shkruan se ish-presidenti i Kosovës,...