Modemi 5G përmirëson fuqinë e sinjalit

Përgjatë viteve të fundit Qualcomm ka prezantuar modeme 5G të cilët kanë rritur vazhdimisht shpejtësinë e shkarkimit duke kulmuar me x65 në 2021 si modemi i parë 10Gbps 5G.

Në 2022 kompania ka zgjedhur një rrugë ndryshe dhe modemi i fundit X70 është i shpejtë, por edhe më efikas falë integrimit të inteligjencës artificiale.

Ajo që e diferencon X70 është një procesor i dedikuar IA. Qualcomm thotë se për shkak të saj procesori menaxhon më mirë valët mmWave dhe krijon lidhje më të qëndrueshme.

X70 është i shpejtë gjithashtu me shpejtësi maksimale deri në 10Gbps. Megjithatë vështirë të shikoni shpejtësi të tilla në realitet dhe çdo gjë varet nga operatori juaj dhe rrjeti i tyre 5G.

Qualcomm thotë se modemet e parë 5G X70 do të vinë tek pajisjet në gjysmën e dytë të 2022, duke na sugjeruar se do të jetë procesori pasardhësi i Snapdragon 8 Gen 1 me këtë modem. /PCWorld Albanian

Të fundit

​Sot mësohen dy çerekinalistët e fundit të Botërorit

Me dy ndeshjet që do të zhvillohen sot, do...

Sekreti për t’u bërë i pasur: Jetoni nën mundësitë tuaja!

Është e mërzitshme, por kjo nuk do të thotë...