Klubi i Premier League shkëputet nga “njeriu i Putinit”

Klubi i Everton ka bërë të ditur sot se ka ndërprerë të gjitha lidhjet me kompanitë ruse që e sponsorizojnë me efekt të menjëhershëm, si pasojë e pushtimit të Ukrainës. Kompanitë “USM”, “Megafon” dhe “Yota’, janë të gjitha nën pronësinë e Alisher Usmanov, një prej njerëzve të afërt të Putin, i cili u përfshi në listën e oligarkëve ndaj të cilëve BE vendosi sanksione pak ditë më parë.

“USM” sponsorizonte terrenet stërvitore të Evertonit, ndërsa “Megafon” ishte sponsor kryesor në fanellat e ekipit të femrave dhe kishte një reklame gjigante në pjesën e jashtme të stadiumit. Megjithatë, pronari kryesor i klubit mbetet Farhad Moshiri me 49,9% të aksioneve. Ai është një prej partnerëve kryesorë të biznesit të Usmanov.

“Situata tragjike duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe çdo humbje jete duhet të shmanget”, shkruante klubi I Everton në lajmin për ndërprerjen e bashkëpunimit. Në këtë klub luan një prej futbollistëve ukrainas të cilët nuk kanë ngurruar që të flasin hapur kundër luftës, Vitali Mykolenko. Ky i fundit me një postim në rrjetet sociale akuzoi kapitenin e Rusisë, Artem Dxhyba, se nuk po fliste në këtë moment ku solidariteti duhej të ishte parësor.

“Ti po rri i urtë ku*vë, me shokët e tu të skuadrës. Civilë paqësore po vriten në Ukrainë. Do të mbeteni të mbyllur në bodrumet tuaja për pjesën tjetër të jetës dhe unë do të isha shumë i lumtur për një gjë të tillë”, ishin fjalët e Mykolenko.

Të fundit

Propozim buxheti për vitin 2023, fillon debati rreth amandamenteve

Prej sot fillon debati i amandamenteve për Propozim buxhetin...

Mariçiq: I filluam negociatat në vitin 2022 dhe presim t’i përfundojmë në vitin 2030

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ka...