Finalisti i parë i Kupës së Francës

Nice ka mundur me rezultatin 2-0 Versailles dhe ka siguruar finale e Kupës së Francës, që do të luhet më 8 maj dhe përballë do të ketë një prej dyshes Nantes-Monaco, që do të luajnë këtë të mërkurë në orën 21:15.

Pjesa e parë e ndeshjes Nice-Versailles u mbyll me barazim pa gola edhe pse ishin vendasit ata që po dominonin atë fraksion. do të duhej minuta e 48-të që Gouiri të shënonte golin e parë të këtij takimi dhe t’i jepte avantazhin skuadrës së trajnerit Galtier.

Ndërsa në minutën e 73-të Dolberg, që kishte vetëm 13 minuta që ishte future në fushën e lojës, i dhuroi ekipit të tij golin e dytë dhe të sigurisë.

Pavarësisht tentativave nga ana e Versailles për të përmbysur këtë rezultat, vendasit u treguan shumë të fortë në mbrojtje dhe ia dolën që të siguronin finale e Kupës së Francës.

Të fundit

Pendarovski: Boshnjakët janë pjesë përbërëse e shoqërisë!

Presidenti Stevo Pendarovski sot u ka dërguar urim pjesëtarëve...

Xhaferi: Boshnjakët janë pjesë e pandashme e shtetit tonë të përbashkët

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u drejtoi urime pjesëtarëve...

Rama : Më gjeni një biznesmen të thotë që më ka dhënë një qindarkë për ndërtimet pa leje

Kryeministri Edi Rama deklaroi se akuzat ndaj tij për...