Turqia ua ndalon të gjitha vendeve kalimin e anijeve luftarake nëpër ngushticat turke

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çasusoglu, këtë të hënë ka thënë se i kanë paralajmëruar të gjitha vendet se nuk do të lejojnë që anijet luftarake të kalojnë nëpër ngushticat turke.

Ai tha se Turqia e njeh si luftë gjendjen në Ukrainë.

Ai shtoi se deri më sot nuk ka pasur asnjë kërkesë për kalim nëpër ngushtica që prej momentit kur ka filluar lufta shkruan Anadolu.

Kujtojmë se Konventa e Montreux e vitit 1936 i jep Turqisë autoritetin për të ndaluar anijet luftarake të të gjitha vendeve, pavarësisht nëse janë palë në luftë apo jo dhe pavarësisht nëse kanë bregdet në Detin e Zi apo jo.

Të fundit

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...

Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen...

Kriza energjetike/ Bekteshi takon Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse

Në vazhdën e takimeve të krerëve fetarë në vend,...