“Lufta në Ukrainë”, Maliqi: Nuk ka rrezik për Maqedoninë, Serbia mund ta sulmojë Kosovën vetëm në filma!

Maqedonia e Veriut nuk është e rrezikuar nga konflikti Rusi-Ukrainë. Po as Kosova e cila ruhet nga KFOR-i e bashkësia ndërkombëtare, nuk është e rrezikuar nga Serbia e cila ndikohet direkt nga Rusia. Kështu thotë profesori universitar, Nazmi Maliqi i cili në një prononcim për Indeks.mk thotë se konflikti mund të zgjerohet por që nuk e rrezikon në asnjë mënyrë RMV-në.

“Maqedonia nuk është në asnjë formë e involvuar në këtë konflikt. Ky konfliktështë i nxitur dhe mendoj se edhe fuqitë e mëdha e ana perëndimore nuk e kanë luajtur rolin e duhur për pengimin e këtij konflikti. Të drejtat dhe liritë e njeriut nuk duhet të shkelen siç po shkelen tash në Ukrainë. Mesiguri do të përfundojë konflikti dhe do të gjinden rrugët e pajtimit”, tha fillimisht Maliqi.

Shtoi se populli ukrainas e ai rus, janë popull i njëjtë dhe nuk kanë kurrfarë dallimi mes vete. Sipas tij, kjo do të jetë një ndihmëpër pajtimin e dy shteteve, sepse thotë se luftën nuk e duan as vet populli rus të cilët po protestojnë kundër vendimit të Putinit.

Foli edhe për rrezikun që mund ta ketë Kosova nga ky konflikt.

“Kosova nuk mund të rrezikohet në asnjë mënyrë, Kosova nuk është anëtare e NATO-s, por siguria është e KFOR-it dhe është nën kujdes ndërkombëtarë. Të gjitha shemat mediale që përdoren se Federata Ruse tek Serbia për ta fuqizuar nuk vlejnë. Vijat territorial të Kosovës janë shumë të qarta, sovraniteti, integriteti territorial dhe ata nuk guxojnë të shkelen. Nga Serbia mund të shohin vetëm filma që në forma të ndryshme i japin kuptim negativ në pamje më të gjerë. Por Kosova është shtet dhe kjo nuk ka kurrfarë ndikimi”, deklaroi Maliqi.

Ai për indeks tha se Maqedonia po edhe gjithë rajoni do të kenë pasoja ekonomike nga ky konflikt.

Të fundit

Xhelal Neziri: Grubi performon dhe duket si kryeministër

Njohësi i rrethanave politike, Xhelal Neziri në Click Plus...

Bekteshi: Mickoski nuk ka ofruar asnjë plan për dalje nga kriza energjetike, ka vetëm fjalë

Në lidhje me ofertën e Hristijan Mickoskit në lidhje...