Konflikti Rusi-Ukrainë rrit vlerën e Bitcoin

Bitcoin u rrit me 13% ditën e Marte ndërsa vazhdon të fitojë terren sidomos pas konfliktit Rusi-Ukrainë dhe sanksioneve Amerikane.

Kriptomonedha këmbehej me 43,500 dollarë, një rritje që erdhi pasi tregu pësoi një tërheqje për shkak të shitjeve të aseteve me rrezikshmëri të lartë javën e kaluar.

Ether gjithashtu pati rritje prej 11% në 2,922 dollarë. Përgjatë viteve, mbështetësi e bitcoin e kanë konsideruar kriptomonedhën si “ari” dixhital, një aset që mund të shihet si parajsë e sigurte për investitorët në momente paqartësie.

Por bitcoin nuk është sjellë si i tillë. Më tepër vlera e tij ka lëvizur sipas vlerës së aksioneve në bursë.

Rritja e bitcoin në ditët e fundit erdhi në momentin që SHBA vendosi sanksione ndaj Rusisë duke shënjestruar veçanërisht bankën qendrore Ruse.

Ditën e Dielë zëvendës kryeministri i Ukrainës Mykhailo Fedorov ju kërkoi bursave të mëdha të kriptomonedhave të bllokonin të gjitha adresat e shtetasve Rusë.

Të fundit

Shkolla në Deçan zëvendëson grevën me protestë

Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në komunën e Deçanit do...

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...