Zjarri djeg banesat në Maliq e Pogradec

Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Pojan të Maliqit.

Zjarrfikësja është nisur drejt vendit të ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet dhe dëmet.

Ndërkohë një banesë tjetër në Pogrades është djegur po nga zjarri rreth orës 1 të mëngjesit të sotëm.

Në banesë jetonin dy të moshuar por fatmirësisht kanë dalë pa u lënduar.

Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit duke mos lejuar përhapjen në banesat ngjitur.

Të fundit

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...

Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen...