Zëvendës Kryeministri i Ukrainës kërkon ndihmë nga Elon Musk me internetin satelitor të Starlink

Zëvendës Kryeministri i Ukrainës kërkoi nga miliarderi i SpaceX Elon Musk që të ndihmojë vendin e tij me komunikim satelitor ndërsa po përballet me pushtimin Rus.

“Elon Musk, ndërsa ju përpiqeni të kolonizoni Marsin, Rusia përpiqet të pushtojë Ukrainën. Ndërsa raketat tuaja ulen me sukses në tokë, raketat Ruse sulmojnë njerëzit e Ukrainës. Kërkojmë prej teje që të na siguroni stacione Starlink që ti bëjmë ballë Rusisë,” shkruante Mykhailo Fedorov në rrjetin social Twitter.

Përmes kompanisë së tij SpaceX, Musk ka lançuar mijëra satelitë Starlink në orbitën e Tokës për të rritur aksesin në internet broaband në mbarë botën pa pasur nevojë për fibra optike.

Satelitët mund të ofrojnë akses në internet në zona të Ukrainës ku është humbur për shkak të sulmeve.

Në një tjetër postim Fedorov tha se teknologjitë moderne janë përgjigja më e mirë ndaj tankeve, raketave dhe predhave. “Kam kërkuar për gjigantëve më të mëdhenj të teknologjisë të mbështetin sanksionet kundër Rusisë. Kemi kërkuar prej tyre të ndalojnë këtë agresion ndaj njerëzve tanë,” tha Ai.

Të Dielën Elon Musk reagoi duke thënë se shërbimi është aktiv në Ukrainë dhe më shumë terminale do të dërgohen në vend.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës ditën e Enjte pasi presidenti Rus Vladimir Putin deklaroi nisjen e një operacioni ushtarak të veçantë për të demilitarizuar dhe denazifikuar Ukrainën. /PCWorld Albanian

Të fundit

Kriza energjetike, Rama: Ndihma e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor mos të ketë diferenca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të Komunitet...

Bekteshi: Nesër takim me kompaninë për furnizim me gaz natyror

Ekipi qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Dimitar...

Masat e reja anti-krizë, Bekteshi: Do të ndihmohen qytetarët dhe kompanitë që prodhojnë ushqime bazë

Ministria e Ekonomisë ka filluar komunikimin me kompanitë e...