Presidenti ukrainas merr mbështetje edhe nga Prince William dhe Kate Middelton

Princi William dhe Kate Middleton kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit mbështetën Ukrainën dhe udhëheqësin e saj mes sulmeve nga Rusia në një mesazh përmes Twitter.

Në tetor 2020 patëm privilegjin të takojmë Presidentin Zelenskyy dhe Zonjën e Parë për të mësuar për shpresën dhe optimizmin e tyre për të ardhmen e Ukrainës. Sot ne qëndrojmë me Presidentin dhe të gjithë popullin ukrainas ndërsa ata luftojnë me guxim për atë të ardhme”, thuhet në Twitter.

Mesazhi mbështetës nga mbretërorët britanikë erdhi vetëm disa orë pasi Zelenskyy postoi një video në mediat sociale ku shfaqet duke ecur nëpër rrugët e Kievit pas një nate me shumë sulme artilerie në pjesë të ndryshme të qytetit.

Në video ai është drejtuar popullit të Ukrainës me fjalët: Unë jam këtu.

Të fundit

Imami i Qabesë në Kosovë, Myftiu doli e priti në aeroport

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava...

Mike apo rivale? Në mes të garës së fortë, Alketa Vejsiu bën veprimin e papritur për Lori Hoxhën

Këtë sezon të ri televiziv, dy spektaklet më konkurrente...