​Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Dita e hënë fillon me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të herë pas hershme të borës.

Nga dita e martë reshjet parashihen të vazhdojnë vetëm nëpër disa zona, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit.

Nga dita e mërkurë e tutje, parashihen edhe intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, kurse në viset e larta, shpejtësia e erës do të arrijë mbi 12m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të fundit

Argjentina në presion

Edhe dita e sotme do të rezervojë katër duele...

​“Funerali i mbylljes së degëve”, studentët ‘homazhe’ për zbrazjen e universiteteve në Shqipëri

Qëndresa qytetare dhe studentët kanë vendosur dy pllaka varri...