Nazi i grupit Arurora: S’jam Pejgamber, por i dërguar i Zotit

Nazmi Sfishta i grupit Aurora këtë javë ishte i ftuar në emisionin n’Kosovë Show.

Ai ka befasuar sërish me deklaratën e tij ku përmendi Zotin dhe Pejgamberin, shkruan lajmi.net.

Ai ka treguar se pas deklaratës që kishte bërë duke thënë që është i dërguari i Allahut ai ka treguar se njerëzit e kanë shikuar si të ‘çmendur’.

“E kam parë që një pjesë e njerëzve më kanë shikuar me një shikim si ky është i çmendur mental ose i sëmurë ose mashtrues. Kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë për mua” tha ai.

Por ai nuk e mohoi, Nazi sërish e theksoi se është e vërtetë ajo çka kishte thënë kohë më parë dhe se e ndjen kënaqësinë shpirtërore.

“Kom kënaqësinë që i madhi Zot e din që ajo është e vërtetë që unë e kam thanë. E ndjej kënaqësinë shpirtërore. Këtu nuk ka asnjë pikë gënjeshtre sepse gënjeshtra është mëkat i madh”, tha Sfishta.

Për më shumë shikoni videon.

Të fundit

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...

Përfshihet nga flakët një barakë druri në Tetovë

Zjarrfikësit e Tetovës sot ndërhynë në një zjarr në...