Ish-ambasadori i Britanisë në SHBA: Putin i çmendur dhe i zemëruar, do të përfundojë keq

Vladimir Putin po dëshmon me sjelljen e tij se është i “çmendur”. Lordi Kim Darroch, ish-ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara, i detyruar të largohet nga Uashingtoni në kohën e ish-presidentit Donald Trump, argumenton qartë në mënyrë diplomatike se presidenti rus “mund të mos jetë – normal psiqikisht dhe pushtimi i Ukrainës është absolutisht “irracional” pavarësisht profecisë se “do të përfundojë keq për të” edhe nëse mund të marrë “shumë kohë” dhe kushedi sa gjak.

“E gjithë kjo është kaq e palogjikshme, absurde, me rrezikshmëri të lartë, saqë duhet të ngremë pyetjen nëse presidenti rus po vepron ende në mënyrë racionale”, thotë Darroch për ITV.

“Mendoj se mund të zgjasë shumë, por në fund do të përfundojë keq për të”, thotë ai më vonë. “Të lexosh mendjen e tij është e pamundur,” pranon ish-diplomati i lartë, duke kujtuar të kaluarën e liderit të Kremlinit si “oficer i KGB-së” dhe “besimin e tij të njohur se rënia e BRSS ishte dita më e keqe në historinë e botës”.

Megjithatë, këmbëngul Darroch, fakti mbetet se “performanca e tij ekstravagante disa ditë më parë para Këshillit të Sigurisë Kombëtare Ruse“, ku detyroi bashkëpunëtorët e tij më të afërt të thonë publikisht po për njohjen e rajoneve të shkëputura të Donbasit dhe nuk hezitoi  të mposhtë në TV live numrin një të shërbimeve sekrete të huaja (SVR), Serghei Naryhskin.

I bindur se ai kishte parë në atë rast Putinin njësoj si në fjalimin e fundit ku  ftoi gjeneralët ukrainas të merrnin pushtetin me një  sjellje të një njeriu të  çmendur. Kjo është diçka më shumë se alarmante, nëse do të ishte e vërtetë, pasi është njeriu që ka dorën mbi butonin e arsenalit të dytë bërthamor në planet.

Të fundit

Kriza energjetike, Rama: Ndihma e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor mos të ketë diferenca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të Komunitet...

Bekteshi: Nesër takim me kompaninë për furnizim me gaz natyror

Ekipi qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Dimitar...

Masat e reja anti-krizë, Bekteshi: Do të ndihmohen qytetarët dhe kompanitë që prodhojnë ushqime bazë

Ministria e Ekonomisë ka filluar komunikimin me kompanitë e...