Ekipet e Kosovës përfundojnë aventurën në Ligën ‘Gjergj Kastrioti’

Ekipet e Kosovës përfundojnë aventurën në Ligën ‘Gjergj Kastrioti’.

Në konkurrencën e femrave, në kuadër të gjysmëfinaleve, Drita është mposhtur në Gjilan nga Tirana edhe në ndeshjen e dytë me rezultat 3-0 (të parën e kishte humbur 3-1), ndërsa Fer Volley e ka pësuar 3-1 nga Skenderbeu dhe, pavarësisht se vashat ferizajase kishin triumfuar në ndeshjen e parë me rezultat 3-2, është skuadra nga Korça që vazhdon tutje për shkak të fitores më të thellë në përballjen e dytë.

Në anën tjetër, në konkurrencën e meshkujve, Ferizaj edhe në ndeshjen e dytë është mposhtur si nikoqir i Erzenit me rezultat 3-0, ndërsa Peja e pësoi si mysafir i Tiranës po ashtu me rezultat 3-0, pasi përballjen e parë në Kosovë e kishte humbur me rezultat 3-1.

Çiftet finaliste në ligën ‘Gjergj Kastrioti’:

(F) Tirana – Skenderbeu

(M) Erzeni – Tirana,

Të fundit

Aksident tragjik në Greqi, vdes çifti shqiptar

Një çift shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident...

Bislimi: Liberalizimi i vizave po trajtohet me përparësi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog...

Në Greqi, 61% e të huajve të rregullt në vend janë shqiptarë

Ministria greke për Migracionin dhe Azilin tha përmes një...