Barcelona në formë, gjunjëzon edhe Athletic Bilbaon 

Barcelona është në formë, gjunjëzon edhe Athletic Bilbaon me rezultat 4:0, në takimin e javës së 26-të të kampionatit spanjoll.

Barcelona dominoi takimin dhe me lehtësi arkëtoi tre pikë.

Futbollisti Aubameyang e nisi serinë e golave në minutën e 37-të, për të vazhduar Dembele në atë të 73-tën, de Jong (90′) e Depay (90+4′) vulosi fitoren në 4:0.

Bilbao u orvat por nuk i rezistoi sulmit katalunas. 

Barcelona përforcon vendin e katërt me 45 pikë e Bilbao renditet në pozitën e 8-të me 37 sosh.

Të fundit

‘Do hyjmë në grevë urie’, Luçiano Boçi: Të na japin logon e PD-së

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, tha se nëse gjykata...

Imami i Qabesë në Kosovë, Myftiu doli e priti në aeroport

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava...