Aktorët e njohur do të dhurojnë një milion dollarë për refugjatët ukrainas

Aktori hollivudian Ryan Reynolds zbuloi se ai dhe gruaja e tij Blake Lively do të japin një milion dollarë donacione për refugjatët ukrainas që ikin nga vendi i shkatërruar nga lufta pas pushtimit rus.

Ryan Reynolds dhe Blake Lively kanë treguar edhe një herë bujarinë e tyre të pamasë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Të shtunën, aktori 45-vjeçar zbuloi se ai dhe gruaja e tij Blake, 34 vjeç, do të japin donacionet deri në 1 milion dollarë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në mbështetje të refugjatëve ukrainas.

“Në 48 orë, ukrainas të panumërt u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në vendet fqinje”, shkroi Ryan në një postim në Twitter nga organizata jofitimprurëse.

Të fundit

Kriza energjetike, Rama: Ndihma e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor mos të ketë diferenca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të Komunitet...

Bekteshi: Nesër takim me kompaninë për furnizim me gaz natyror

Ekipi qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Dimitar...

Masat e reja anti-krizë, Bekteshi: Do të ndihmohen qytetarët dhe kompanitë që prodhojnë ushqime bazë

Ministria e Ekonomisë ka filluar komunikimin me kompanitë e...