Tirana fiton me Laçin / Teuta-Dinamo 1-0, Egnatia mposhti Kastriotin

Rezultoi shumë më e lehtë për Tiranën supersfida e javës së 22 të Abissnet Superiores ndaj Laçit.

Në Air Albania Stadium, Tirana shkatërroi skuadrën e Mirel Josës me rezultatin 4-1 dhe shkëputet akoma më shumë në krye të renditjes teksa e çoi diferencën me kurbinasit në 6 pikë.

Tirana e zgjidhi këtë përballje që në pjesën e parë kur të shënoi të gjithë golat duke përfituar edhe nga gabimet horror të Laçit në mbrojtje siç ishte ai në golin e parë të shënuara nga blutë me Redon Xhixhën.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Tirana shënoi edhe golin e dytë me Najdovskin, ndërkohë që nuk mund të rrinte pa lënë gjurmën e tij edhe Taulant Seferi, edhe ky përfitoi nga gafa e mbrojtjes laçiane për të çuar shifrat në 3-0.

Redon Xhixha mbylli serinë e golave për Tiranën duke shënuar golin e 4-t. për Laçin Julian Shehi shënoi me 11 metërsh, por goli i tij shërbeu vetëm për të pasuruar statistikat e ndeshjes që u mbyll 4-1

Ndeshje e rëndësishme ishte edhe ajo mes Kukësit dhe Teutës, por që nuk pati fitues pasi skuadrat dolën nga fusha me barazimin 1-1 rezultat që nuk i shërben asnjërës prej këtyre ekipeve. Të dy golat e kësaj sfide u shënuan në pjesën e dytë të saj me Teutën që mori avantazhin në minutën e 77 me Hebaj.

Por në minutat e fundit Basa i dha një goditje të rëndë skuadrës durrsake teksa shënoi golin e barazimit 1-1 për Kukësin në minutat e fundit.

Egnatia mori një fitore të çmuar në luftën për mbijetesë në kampionat. Skuadra rrogozhinase mundi Kastriotin 2-1 duke regjistruar fitoren e dytë radhazi që e ngjit atë në vendin e 7 duke zbritur në të 8 Dinamon.

Gjithçka ndodhi në 45 minutat e dyta kur Egnatia fitoi një 11 metërsh që u shndërrua në gol nga Krasniqi. Më pas ishte Kastrioti që fitoi një 11 metërsh dhe Kaina e dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1. u duk se kjo sfidë po shkonte drejt barazimit kur Ademi shënoi golin e fitores për Egnatian që në minutat e fundit mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Maganit.

Të fundit

Kriza energjetike, Rama: Ndihma e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor mos të ketë diferenca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të Komunitet...

Bekteshi: Nesër takim me kompaninë për furnizim me gaz natyror

Ekipi qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Dimitar...

Masat e reja anti-krizë, Bekteshi: Do të ndihmohen qytetarët dhe kompanitë që prodhojnë ushqime bazë

Ministria e Ekonomisë ka filluar komunikimin me kompanitë e...