Fifi tregon pse vendosi të largohet nga Post Big Brother VIP

Fifi ka qenë e ftuar në natën e dytë të POST Big Brother VIP.

Kjo pasi aty u diskutua për këngëtaren e cila ka humbur ndjenjat gjatë transmetimit live madje kjo u rikujtua edhe me pamje të shkëputura nga ai moment.

Në lidhje më këtë nuk ka dashur të komentojë ajo, madje u largua edhe nga studio.

Një sqarim për gjithë këtë, Fifi bëri edhe në një postim në InstaStory, teksa sqaroi edhe arsyet pse vendosi ta linte studion.

“Sqarim për të gjithë që flisni kot. Nuk dola nga studio pse nuk e përballova debatin. Dola nga studio se për herë të parë e pashë videon me xhirim të ngadalësuar kur më ka rënë të fikët. Gjë të cilën kam refuzuar me e pa prej kur kam dal dhe nuk po merresha me të. Sa i përket a e përballoj a jo…për debat krejt në kuka i mbaj as problem se kam…por nuk ia vlen më shumë se aq me ju dhënë vëmendje njerëzve që t’i përmendin të mirat që i bëjnë”, ka shkruar Fifi në status.

Image

Fifi bëri një postim në InstaStory

“P.s. mbase do ishte më mirë mos të transmetohej ajo pjese, jo për gjë po edhe unë jam njeri.. edhe unë kam familje.. mbase nuk është as etike dhe mirë për mua pavarësisht që më ka ndodhë si episod. Po flasë si njeri me ndjenja përtej çdo gjëje”, ka vazhduar tutje këngëtarja.

Ndryshe, Fifi ishte larguar edhe nga Big Brother pas kësaj situatë.

Të fundit

Skënderaj, lëndohet një person në një vendë punishte

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së...

Pendarovski dhe Xhaferi me uratë për komunitetin boshnjak

Shkup, 28 shtator – Presidenti Stevo Pendarovski sot u...

Kasami harron parkingjet në kate, punimet në Tetovë si skenar telenovelash turke!

Në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve lokale, kreu aktual i...