Edi Rama i shqetësuar për Zelenskin: Mos e dhëntë Zoti mund të vritet

Kryeministri Edi Rama ka thënë se çdo shtet ka përgjegjësitë e veta në raport me të tjerët, duke iu referuar këtu marrëdhënieve të Rusisë me Serbinë.

Në konferencën për shtyp pas samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s, Rama u pyet për pozicionin e Serbisë në Open Balkan nëse do t’i dalë krah Rusisë për luftën ndaj Ukrainës.

Edi Rama: Sa i përket Serbisë, natyrisht që është një rast për ata që nuk lënë rast pa u marrë me Ballkanin e Hapur që të spekulojnë përsëri. 

Ne nuk kemi pasur ndonjë mungesë qartësie për pozicionin e Serbisë nga pikëpamja e politikës së vet të jashtme kur kemi nisur këtë proces. Nuk kemi pritur të sulmohet Ukraina nga Rusia që të zbulojmë lidhjet e Serbisë me Rusinë. Çka po diskutojmë sot është goxha më e rëndësishme dhe për ecurinë e mëtejshme të Ballkanit të Hapur, është një çështje që pret pasi kemi shumë gjëra për të parë në raport me si do të zhvillohet ky proces. 

Sot jemi në kushtet kur nga ora në orë, mos e dhëntë Zoti por mund të shohim lidershipin e Ukrainës të vrarë ose të marrë peng, mund të shikojmë një vend që kalon në një botë tjetër komplet duke u kontrolluar ushtarakisht ndërkohë që nga ana tjetër ka filluar vendosja e sanksioneve do të duhet të shikojmë dinamikat dhe si do të sillet BE me vendet e tjera që janë neutrale ose me dy këndvështrime. Nuk kemi pse ne të ngutemi.  

Marrëdhëniet tona janë marrëdhënie strategjike rajonale. Sa Rusia mund të futet në rajonin tonë, apo të tjera forca pro ruse, deri afër fare është gjë për t’u parë s’kemi pse të bëjmë spekulime. Ballkani i Hapur është shumë më tepër se sa projekt lokal, është një projekt i mbështetur shumë fort nga SHBA dhe nga shumë aleatë e partnerë dhe nuk e ka më atë kundërshti të fillimit.

Pyetje: Si një vend anëtar i NATO, mendoni se populli ukrainas, presidenti Zelensky u la në baltë nga komuniteti ndërkombëtar dhe mendoni që aleanca më e fuqishme ushtarake në botë ka kapacitete për të pritur refugjatët dhe do të shihet mundësia që NATO, në një mbledhje urgjente të mund të përfshijë Ukrainën në gjirin e saj duke qenë se e gjitha ka nisur me ambicien e atij populli për të qenë pjesë e NATO?

Edi Rama: Unë e bëra diskutimin brenda samitit të jashtëzakonshëm. Diskutimet e brendshme të NATO-s janë sekrete dhe gjërat do vijnë në mënyrë të atillë që edhe këto diskutime do të bëhen se mos harroni se çfarë ndodhi me tërheqjen në Afganistan. Nuk është koha tani për t’i hyrë këtyre diskutimeve se është një moment shumë tragjik. Lidershipi ukrainas është në rrezik dhe sipas informacioneve, pjesë e operacioneve është dhe një operacion i shënjestruar me persona që duhet të dorëzohen pa kushte ose duhen vrarë. Nuk ma ha mendja se duhet të diskutojmë më shumë por NATO është fuqia më e madhe ushtarake që ekziston, ama në zonën e vet të sigurisë, ndërkohë që në këto kushte, nëse NATO do të shtyhej përtej zonës së vet, do të thoshte thjesht që do të shpallte Luftën e Tretë Botërore.

Të fundit

Xhelal Neziri: Grubi performon dhe duket si kryeministër

Njohësi i rrethanave politike, Xhelal Neziri në Click Plus...

Bekteshi: Mickoski nuk ka ofruar asnjë plan për dalje nga kriza energjetike, ka vetëm fjalë

Në lidhje me ofertën e Hristijan Mickoskit në lidhje...