Cilit shtet i kërkoi Zelenski të negociojë me Putinin

Presidenti urkainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar kryeministrit izraelit Naftali Bennett që të organizojë dhe ndihmojë në negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë.

Kështu ka bërë të ditur për CNN ambasadori ukrainas në Izrael.

“Presidenti ynë beson se Izraeli është vendi i vetëm demokratik që ka marrëdhënie të mira me të dyja shtetet e përfshira dhe se mund të përdorej për të mundësuar këto negociata, ka deklaruar Yevgen Korniychuk.

Rusia kishte propozuar Bellorusinë si organizuese, por Ukraina po e kundërshton ashpër. Sa i përket Izraelit, ambasadori ka potencuar se “as nuk e ka pranuar e as refuzuar kërkesën, për momentin po e konsiderojnë atë dhe kjo është një shenjë pozitive”. 

Të fundit

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...

Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen...

Kriza energjetike/ Bekteshi takon Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse

Në vazhdën e takimeve të krerëve fetarë në vend,...