Selektori i Kosovës: Duam të bëjmë më të mirën përballë Norvegjisë

Basketbollistët e Kosovës po vazhdojnë përgatitjet për duelin me Norvegjinë.

Kjo është një sfidë shumë e rëndësishme për Dardanët.

Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë, kurse lojtarë po japin maksimumin për të qenë sa më të gatshëm për sfidën ndaj norvegjezëve.

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos ka folur për rrjedhën e përgatitjeve.

“Përgatitjet deri më tani kanë shkuar shumë mirë. Fatmirësisht nuk kemi lëndime dhe po përgatitemi maksimalisht për të qenë të gatshëm për këtë ndeshje. E dimë se si ishte sfida e parë, andaj nuk duhet të bëjmë gabimet e njëjta”, është shprehur Marmarinos për faqen zyrtare të FBK-së.

Takimin e parë e fitoi Norvegjia me rezultat 86:77. “Për në është shumë i rëndësishëm ky takim. Është vendimtar. Jemi munduar të përgatitemi siç duhet për këtë sfidë dhe shpresoj të fitojmë. Ajo që mund të them është se do të japim më të mirë tonë, duke shpresuar në rezultat pozitiv”, shtoi tutje përzgjedhësi i Kosovës.

Ai flet edhe për gjasat e Kosovës në Grupin C të rrethit të parë parakualifikues për Eurobasket 2025. “Kemi një fitore e një humbje, duke shpresuar se do të regjistrojmë fitoren e radhës. Ne do të marrim ndeshjet një nga një. Sigurisht se synojmë të avancojmë në rrethin e radhës. Besoj se me përkrahjen e tifozëve mund t’ia dalim”, theksoi Marmarinos.

Në Grupin C, Kosova, Danimarka dhe Norvegjia kanë nga një fitore dhe një humbje. Dardanët kanë një fitore (ndaj Danimarkës 78:73) dhe një humbje (nga Norvegjia 86:77). Vendi i parë kualifikohet tutje dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese.

Të fundit

Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka...

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...