Monika: Iliri më përdori për lojën e tij

Monika Lubonja ka folur ditën e sotme në lidhje me ekpseriencën e saj në “Big Brother VIP”.

Aktorja u shpreh se publiku e ka pritur shumë mirë pas daljes, ndërkohë është ndalur dhe te konflikti me Ilirin.

Ajo tha për “Breaking”, se me balerinin nuk kishte asnjë konflikt, por sipas saj Iliri e përdori Monikën për lojën e tij.

“Unë e kam thënë gjithmonë, Iliri ishte strateg, ishte i zgjuar. Por, atij i mungonte humori, gëzimi, ajo që publiku kërkon. Ishte serioz. Nuk e kuptoj pse duhet të isha unë në mes. Unë kisha lojën time. Iliri e ka përdorur konfliktin me mua sepse nuk kishte lojë të vetën. I mbaroi loja. Ne nuk patëm sherr, apo diçka në mes. Gjithçka ishte në ajër. Por Monika u kryqëzua. Nuk e prisja që të isha mes atyre të dyve. Mendoja se mosha dhe eksperiencat tona të përbashkëta në një kohë të mëparshme do na bashkonin”, deklaroi aktorja.

Të fundit

Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka...

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...