Lleshaj: Kjo është luftë e Putinit për t’i realizuar ambiciet dhe frustrimet e tij, nuk do ketë sukses

Ushtaraku Sandër Lleshaj, deklaroi se sulmet që Vladimir Putini po i bën Ukrainës është thjesht vazhdimi i aksionit dhe projektit që ka të bëjë me perceptimin e rusit se shembja e Bashkimit Sovjetik përbën katastrofën më të madhe të shekullit të 20-të, dhe se ky është thelbi i asaj që po shohim sot, pra një përpjekje të gjatë për të vendosur një rend të ri.

Ai tha se qëllimi i presidentit rus është rikthimi i një rendi të ri botëror që ai e ëndërron, por që ka bërë një llogari të gabuar rënde sepse ka nisur një përpjekje antihistorike, së cilës i ka kaluar koha.

“Putinit i mungon karburanti moral që do t’i mundësonte një sukses në operacion të gjerë ushtarak. Në kuptimin afatgjatë është e pamundur të ketë një sukses”.

“Kjo është luftë e Putinit për t’i realizuar ambiciet dhe frustrimet e tij. Protestat e sotme ne Rusi janë tregues që këtij shteti i mungon një mbështetje popullore për luftën e nisur. Protestat janë një tregues i qartë që Rusia nuk ka të ardhme në këtë përpjekje, edhe pse në kuptimin afatshkurtër mund të ketë disa suksese taktike”.

Megjithatë, Lleshaj shprehet se Ukraina është vend që numëron rreth 250 mijë ushtarë, ndërsa ende s’kemi parë një rezistencë të koordinuar dhe efektive deri tani, por përpjekje të shkëputura, gjë që, sipas tij, të bën të ndihesh jo mirë.

“Deri tani reagimi i Ukrainës është i zbehtë, për të mos thënë i padukshëm”, shprehet ai.

Sa i përket sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, ushtaraku Lleshaj tha se ato nuk japin efekte të menjëhershme, por se do t’i sjellin Rusisë dëmet më të mëdha se sa fitimet e vogla të pritshme.

Të fundit

Kriza energjetike, Rama: Ndihma e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor mos të ketë diferenca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të Komunitet...

Bekteshi: Nesër takim me kompaninë për furnizim me gaz natyror

Ekipi qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Dimitar...

Masat e reja anti-krizë, Bekteshi: Do të ndihmohen qytetarët dhe kompanitë që prodhojnë ushqime bazë

Ministria e Ekonomisë ka filluar komunikimin me kompanitë e...