Arjola nis pushimet luksoze në këtë vend ku nata kushton 30 mijë euro, ja kush po e shoqëron atje

Pas përfundimit të “ Big Brother Vip”, aktorja Arjola Demiri ka vendosur që të shkëputet totalisht nga ngjarjet e fundit dhe të “arratiset” drejt Stambollit.

Ka qenë vetë Arjola ajo e cila ka zbuluar se ndodhet në Stamboll dhe po qëndron në një nga hotelet më luksoze të vendit.

“Ciragan Palace Kempinski”, është hoteli që Arjola ka zgjedhur të pushojë, ku çmimi për një natë varjon nga 400 euro deri në 30 mijë euro, çmimi më i lartë i përket dhomës së quajtur ” Suita e Sulltanit”.

Së bashku me Arjolën ndodhet dhe motra e saj, Elisa Demiri. Kujtojmë se aktorja nga “Big Brother Vip”,  arriti që të merrte një apartament dhuratë.

Apartament i cili u bë me dije se kushton sa dyfishi i shumës që mori fituesi i “Big Brother Vip”, Ilir Shqiri.

Të fundit

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...

Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen...

Kriza energjetike/ Bekteshi takon Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse

Në vazhdën e takimeve të krerëve fetarë në vend,...