UFC organizon duelin e dy ish-kampioneve të botës

Sportististja polake Joanna Jedrzejczyk, ish-kampione e botës në artet marciale mikse në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg), ka konfirmuar se do të rikthehet në kafaz pas më shumë se dy vitesh mungesë. Ajo do të përballet me kineze Weili Zhang, gjithashtu ish-kampione e botës e këtij Divizioni.

Dy sportistët kanë dueluar mes tyre edhe më parë, në mars të 2020-ës, me Zhang që fitoi me vendim jo-unanim ndaj Jedrzejczyk. Në atë duel, sportistja kineze (21 fitore, 3 humbje) mbronte për herë të parë titullin kampion bote. Aktualisht, titullin e kësaj peshe e mban amerikania Rose Namajunas.

Jedrzejczyk ka konfirmuar rikthimin dhe sfidën me Zhang, duel që pritet të zhvillohet në verën e këtij viti (korrik ose gusht).

“Mezi po pres të dueloj sërish dhe dua që kjo sfidë të zhvillohet sa më shpejt. Jam në kërkim të dueleve të mëdha, për t’u rikthyer kampione”, tha polakja 16 fitore e 4 humbje në kafaz.

Të fundit

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...

Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen...

Kriza energjetike/ Bekteshi takon Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse

Në vazhdën e takimeve të krerëve fetarë në vend,...