Shënon dy herë kundër Olympiacos, Malinovsky me mesazh për situatën Rusi-Ukrainë

Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Olympiacos dhe asaj të Atalantas, e vlefshme kjo për fazën e eliminatoreve të Ligës së Evropës.

Në ndeshjen e kthimit, pas 90’ minutave të zhvilluara, Atalanta e ka mposhtur me rezultat 3:0 si mysafire skuadrën e Olympiacosit.

Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi mbrojtësi Joakim Maehle në minutën e 40’, kurse mesfushori Ruslan Malinovsky shënon dy gola për dy minuta, respektivisht në minutën e 67’ dhe të 69’ për rezultatin final 3:0.

Ndërkaq, pas golit të shënuar, mesfushori ukrainas Malinovsky festoi duke dërguar një mesazh të qartë drejt situatës momentale të tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës.

Nën fanellën e Malinovskit vërehet mesazhi ku shkruan “JO LUFTË NË UKRAINë”.

Të fundit

Xhelal Neziri: Grubi performon dhe duket si kryeministër

Njohësi i rrethanave politike, Xhelal Neziri në Click Plus...

Bekteshi: Mickoski nuk ka ofruar asnjë plan për dalje nga kriza energjetike, ka vetëm fjalë

Në lidhje me ofertën e Hristijan Mickoskit në lidhje...