Sali Berisha paralajmëron fundin tragjik që e pret Rusinë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar agresioni rus ndaj Ukrainës. Në një prononcim për mediat jashtë hyrjes së Parlamentit, Berisha tha se Rusia do ta humbë këtë luftë.

Ish-kryeministri tregoi rolin e Rusisë në dy luftërat botërore dhe tha me bindje se këtë që nisi në Ukrainë do ta humbë në mënyrën më tragjike.  Berisha tha se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe duhet të përmbushë çdo detyrim që rrjedh nga kjo aleancë.

“Rusia defacto është vendi që filloi Luftën e  Parë Botërore sepse ajo nisi e para mobilizimin e përgjithshën. Në luftë e dytë dihet që Gjermania naziste e nisi, por rrufeshëm në këtë luftë u bashkua Rusia me paktin që të dy këto vende pushtuan Poloninë. Rusia e vetme absolutisht pa asnjë motiv përveç ambicieve të carit të saj sot sulmon një vend të lirë dhe të pavarur.

Shqipëria sot është vend anëtare i NATO. Në luftën e parë ishte viktimë e parë në kontinent. Rusia do të humbasë këtë lufta dhe fundi i saj do të jetë më tragjiku që ka patur ajo në histori, një fund i merituar. Shqipëria sot është anëtare e NATO. Do të përmbushë çdo detyrim që rrjedh nga kjo aleancë. Të shprehim solidaritetin tonë më të madh me kombin ukrainas dhe të dënojmë me forcën më të madhe agresionin barabar rus ndaj këtij kombi nga diktatori gjakatar Vladimir Putin”, tha Berisha.

Të fundit

‘Do hyjmë në grevë urie’, Luçiano Boçi: Të na japin logon e PD-së

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, tha se nëse gjykata...

Imami i Qabesë në Kosovë, Myftiu doli e priti në aeroport

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava...