Patozi: Gabimi që bëri Komisioni Hetimor me kryeministrin Rama

Ish kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka folur sot lidhur me Komisionin Hetimor të inceneratorëve dhe personat që kanë dëshmuar ditët e fundit.

Patozi theksoi se Komisioni në përgjithësi ka bërë një punë të mirë ndërsa thekson se u treguan fakte që ndriëuan publikun për madhësinë e aferës.

“Është një çështje serioze e cila ka zgjuar vëmendejn e publikut shqiptar. Kjo është një çështje që shkon në dobi të interesit publik, pavarësisht cilësisë së investigimit të Homisionit hetimor i cili në përgjithësi ka bërë një punë të mirë. Besoj që aty u treguan fakte që ndriëuan publikun për madhësine aferës”, tha Patozi.

Përsa i perket dëshmitarëve në këtë Komision, Patozi theksoi se ka pasur një lloj kontrasti mes paraqitjes së disa zyrtarëve dhe vetë kryeministrit.

“Paraqitja e Ramës ka qenë një përpjekje për të mbushur një lloj grope që u shkaktua mes qeverisë së tij dhe publikut. Mendoj që zoti Rama u mundua që të vinte në vend nderin e qeverisë së tij. Ishte një gabim që iu la shumë kohë e gjatë kryeministrit për tju drejtur me pyetje politike në një fushë ku Rama shquhet për mjeshtërinë e tij”, u shpreh Patozi për Vizion Plus.

Të fundit

VOA: Hakeem Jeffries, i pari udhëheqës afrikano-amerikan i demokratëve në Kongres

Ligjvënësit demokratë votuan të mërkurën unanimisht për të zgjedhur...

Berisha: Samiti pozitiv për Shqipërinë

Opozita është e vendosur të protestojë në bulevard në...

Rod Stewart flet për ndarjen nga jeta të dy vëllezërve të tij

Artsiti Rod Stewart  ka folur për ndarjen nga jeta...