Ndërroi jetë akademiku Luan Starova

Sot ndërroi jetë akademiku Luan Starova. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e akademikut Starova. Familjarët njoftojnë se varrimi i të nderit do të bëhet nesër në varrezat e Butelit, ndërsa e falja në Xhaminë e Çairit, pas namazit të drekës.

Ndryshe, Luan Starova ka lindur në Pogradec të Shqipërisë më 1941. Si student i gjuhës dhe i letërsisë frënge, punoi një kohë si gazetar. Më vonë u pranua asistent në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë frënge në Fakultetin Filologjik të Shkupit, në të cilën ka qenë profesor i rregullt i letërsisë frënge. Së fundmi ai ka ligjëruar në Universitetin e Evropës Juglindore të Tetovës ndërsa ka qenë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe të Akademisë Mesdhetare në Napoli.

Ka botuar shtatë romane, dy vëllime me tregime, një me poezi, disa vëllime me ese dhe studime, ka përkthyer poetë të njohur francezë në shqip dhe maqedonisht. Ka shkruar paralelisht shqip dhe maqedonisht.

Renditet ndër shkrimtarët shqiptarë më të përkthyer në botë. Është fitues i çmimit më të lartë francez për art dhe letërsi.

Të fundit

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...

Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen...

Kriza energjetike/ Bekteshi takon Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse

Në vazhdën e takimeve të krerëve fetarë në vend,...