Elanga futet në histori

Goli i Antoni Elanga kundër Atletico Madrid ishte goli i 500-të i Manchester Utd në Champions.

19-vjeçari ishte heroi i Manchester Utd në sfidën e sotme, teksa e veçanta është se ai arriti të shënonte në prekjen e parë të topit.

Elanga hyri në lojë në minutën e 75-të, ndërkohë që në të 80-tën, arriti të shkundte rrjetën.

Për sa i përket statistikave, vetëm Real Madrid (1001), Bayern Mynih (760) dhe Barcelona (624), kanë arritur të realizojnë më shumë gola në turneun më të rëndësishëm për klubet në Europë.

Të fundit

Shkolla në Deçan zëvendëson grevën me protestë

Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në komunën e Deçanit do...

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...