Ali Ahmeti dhe kryeministri shqiptar Rama diskutuan për ecurinë e realizimit të Korridorit 8

Pas vizitës së realizuar në Prishtinë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkë partiakët dhe bashkëpunëtorët e tij, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Sistem Politik, Artan Grubi, ministri i punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe i Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini po qëndrojnë për vizitë pune në Tiranë.

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama gjatë këtij takimi biseduan mbi rëndësinë e funksionimit sa më parë të sistemit një sportelesh One Stop Shop në pikat kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe me këtë edhe për liberalizimin edhe më të madh të lëvizjes së qytetarëve tanë.

Ndërtimi i Korridorit 8-të dhe 10-D si dhe ngritja e hekurudhës që do të lidh Detin e Zi dhe Detin Adriatik prej Republikës së Bullgarisë, përmes Republikës së Maqedonisë së Veriut e deri në Republikën e Shqipërisë, rruga e Arbërit si një arterie tejet e rëndësishme për të dy vendet, lidhja energjetike Manastir – Elbasan si dhe shumë projekte të tjera ishin gjithashtu pjesë e diskutimit mes kryetarit Ahmeti dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Të fundit

Bekteshi: Mickoski nuk ka ofruar asnjë plan për dalje nga kriza energjetike, ka vetëm fjalë

Në lidhje me ofertën e Hristijan Mickoskit në lidhje...

Bekteshi: I përkas BDI-së, Ahmeti e dha qëndrimin e tij!

Në emisionin Klan Debat, ministri i Ekonomisë – Kreshnik...

Bekteshi: Kjo qeveri ka bërë shumë me Zëvendës kryeministrin e parë Artan Grubi

Në emisionin Klan Debat ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi...