Shaqiri: Në Mars do të ketë përgjigje për rritjen e pagave në arsim

Pas reagimeve nga SASHK-ut për rritjen e pagës edhe në arsim, Ministri i Arsimit dhe Shkencës ka realizuar takim gjatë javës së kaluar me ata. Shaqiri theksoi se janë të hapur për komunikim të mëtutjeshëm.

Ai shtoi se gjatë kësaj jave ose gjatë javës tjetër MASH do të ketë takim ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të ministrisë së Financave.

“Kemi edhe disa njoftime nga Kryeministri i Qeverisë ku kërkoi të kalojë ligji për arsim, i cili është në procedurë parlamentare, ku mendoj se ai ligj ka edhe një koeficient për rritje pagash”, tha Shaqiri.

Shaqiri theksoi sa gjatë muajit mars do të ketë përgjigje sa i përket rritjes së pagave në arsim.

Të fundit

Gjobiten 182 vozitës në Shkup, 24 për tejkalim të shpejtësisë

Shkup, 28 shtator – Ministria e Punëve të Brendshme...

Nuk justifikoi pasurinë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar...