Noizy lanson projektin e ri “Dhimbje”

Prej vitesh njihet si një prej reperëve më të njohur dhe më të suksesshëm shqiptar, ndërsa mbetet aktiv me këngë të reja dhe mbrëmje muzikore.

Bëhet fjalë për reperin nga Shqipëria, Noizy i cili edhe së fundmi ka sjell një projekt të ri muzikor.

Ai ka publikuar këngën më të re që mban titullin “Dhimbje”, e cila u realizua edhe me klip.

Kënga tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në YouTube, dhe padyshim do të pritet mirë nga fansat e tij të shumtë.

Kujtojmë që ky është projekti i parë ‘solo’ pas një kohe të gjatë për reperin, para tij Noizy erdhi me disa bashkëpunime, i fundit me reperin shqiptar, i suksesshëm në Gjermani, Dardan.

Ndërsa, kohëve të fundit Noizy u përfol edhe për rregullimin e raporteve me reperin tjetër, Stresi, të cilët njihen për rivalitetit me njëri-tjetrin prej vitesh. /Telegrafi/

Të fundit

Kriza energjetike, Rama: Ndihma e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor mos të ketë diferenca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të Komunitet...

Bekteshi: Nesër takim me kompaninë për furnizim me gaz natyror

Ekipi qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Dimitar...

Masat e reja anti-krizë, Bekteshi: Do të ndihmohen qytetarët dhe kompanitë që prodhojnë ushqime bazë

Ministria e Ekonomisë ka filluar komunikimin me kompanitë e...