Ka fituar trofe me të dyja skuadrat, Benitez parashikon fituesin e duelit Inter – Liverpool

Fitoi Superkupën e Italisë dhe Botërorin për Klube në krye të zikaltërve. Pavarësisht se u shkarkua pas disa muajsh, Rafa Benitez mbeti i lidhur me Interin. Dy ditë para ndeshjes mes kampionëve të Italisë dhe Liverpool-it,

Ish-trajneri i të dyja skuadrave ka dhënë një intervistë për Corriere dello Sport.

Benitez, çfarë ndeshjeje prisni të mërkurën në “San Siro”?

Dy skuadra me numra të ngjashëm do të përballen me njëra-tjetrën. Si për golat e shënuar, goditjet në portë dhe posedimin e topit janë superiore ndaj formacioneve të tjera në ligat e tyre përkatëse. Liverpool do të ketë në krah forcën dhe intensitetin që karakterizon të gjitha ndeshjet e Premier League; Interi do të fokusohet në taktikat, që mbretërojnë në Itali, për të nxjerrë në pah mangësitë e kundërshtarit.

Shumë e vënë në dukje Liverpoolin si favorit…

Interi nuk arriti rastësisht në 1/16 finale të Champions-it. Është një ekip që di gjithmonë se çfarë të bëjë në fushë dhe është i mirë për të përfituar nga dobësitë e të tjerëve. 3-5-2 i tij është një skemë që mund të krijojë vështirësi për skuadrat që nuk janë mësuar të përballen me të. Nga ana tjetër, megjithatë, është një Liverpool me 4-3-3, sulmues, që ka agresionin dhe intensitetin armët më të mira të tij. Nuk pres një përballje të dyfishtë me një rezultat të parashikueshëm, por dy ndeshje interesante, në të cilat do të mbizotërojë kush do të ketë kontrollin e topit. Të dyja skuadrat kanë cilësi dhe teknikë për ta mbajtur topin dhe për t’i bërë të tjerët të vrapojnë.

Nëse do të ishe Inzaghi, a do të shqetësoheshe për treshen Salah, Firmino dhe Mané?

Unë do të shqetësohesha nga ata, por edhe nga Diogo Jota, sepse gjithmonë bën lëvizjet e duhura dhe arrin te goli me lehtësi të madhe. Ata të katër përpara janë me të vërtetë të fortë dhe të frikshëm. Megjithatë, Liverpool ka gjithashtu mbrojtës të krahut, që janë të zotë në sulm dhe në krosime të përsosura. “Reds” janë të rrezikshëm në topa joaktivë me Van Dijk dhe Matip, mund të llogarisin një mesfushë që ka forcën, intensitetin dhe cilësinë e Fabinhos. Ata mund të presin lart dhe të të vënë në telashe me fizikun e tyre, shto këtu instinktin e sulmuesve për të shënuar. Nuk janë një skuadër e lehtë për t’u ndalur.

Të fundit

Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka...

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...