Dafina Zeqiri publikon klipin e këngës “Mos e lëndo”

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Dafina Zeqiri ka lansuar klipin e ri.

Këngëtarja e njohur ka realizuar me klip këngën “Mos e lëndo” që është pjesë e albumit të saj të fundit “Dafinë Moj”.

Si përherë, Dafina dukej tejet atraktive në klip, e veshur në një trupore lëkure me ngjyrë të kuqe të kombinuar me makijazh të theksuar dhe flokët e zeza me disa fije të lëshuara sipër fytyrës.

Këngëtarja theksoi linjat trupore, ndërsa u paraqit sensuale bashkë me partnerin e saj, DJ Geek, i cili ishte protagonist në klip.

Kujtojmë që albumi “Dafinë Moj” u lansua në tetor të vitit të kaluar, ndërsa që nga ajo kohë Dafina ka sjell disa këngën të tij të shoqëruar me klip.

Sipas këngëtares, “Mos e lëndo” është projekti i fundit i albumit që vizuelizohet me klip.

Të fundit

VOA: Hakeem Jeffries, i pari udhëheqës afrikano-amerikan i demokratëve në Kongres

Ligjvënësit demokratë votuan të mërkurën unanimisht për të zgjedhur...

Berisha: Samiti pozitiv për Shqipërinë

Opozita është e vendosur të protestojë në bulevard në...

Rod Stewart flet për ndarjen nga jeta të dy vëllezërve të tij

Artsiti Rod Stewart  ka folur për ndarjen nga jeta...