Alarm për bombë, evakuohet ndërtesa e Gjykatës Komunale në Sarajevë

Në Gjykatën Komunale në Sarajevë mëngjesin e sotëm është raportuar për një bombë, për çka janë evakuuar të gjithë punëtorët, si dhe palët që kanë marrë pjesë në seancat gjatë kësaj periudhe.

Sipas klix.ba, përcjell Telegrafi, Qendra operative e MPB-së së Kantonit të Sarajevës ka konfirmuar se raporti për bombë në Gjykatën Komunale në Sarajevë ka mbërritur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30.

Në vendngjarje janë nisur menjëherë efektivët e policisë, ndërsa shërbimi i ekspertëve po kryen këqyrjen e ambienteve për të konstatuar nëse bëhet fjalë për kanosje reale apo alarm të rremë.

Gjatë asaj kohe janë evakuuar të gjithë punonjësit nga objekti i Gjykatës Komunale dhe Kantonale, si dhe personat që kanë qenë në seancat e para në atë kohë, të cilat fillojnë në ora 9:30, kohë kur është raportuar për bombë.

Raportimet për bomba janë të shpeshta nëpër gjykata dhe pothuajse asnjëherë nuk doli pas kontrollit se bomba ishte vërtet e vendosur.

Këto janë kryesisht raportime të rreme dhe qëllimi i dukshëm i të cilave supozohet se është shtyrja e njërës nga seancat.

Të fundit

Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka...

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...